Ditën e enjte në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimi.
Përgjatë ditës shi i herëpashershëm me intensitet të ulët në bregdet.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 10°C, në zona e ulëta 1 deri 16°C, në zona bregdetare 5 deri 16°C.