Ushqime

Pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, kjo është receta për të bërë bakllavanë turke

Vetëm pak ditë na ndajnë nga festa e Vitit të Ri dhe tashmë të gjithë kemi filluar përgatitjet. Mirëpo nëse po kërkoni recetën e bakllavasë më të shijshme që keni provuar ndonjëherë ua sjellim ne.

Bakllava Turke ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku ) - Kuzhinaime.al

Përbërësit:

1 kg miell

7 vezë (4 të plota dhe 3 vetëm të verdhat)

1 gotë uji me vaj

1 gotë uji me kos

Lëng limoni

600 gram gjalpë për lyerjen e bakllavasë

750 gram arra të qëruara

Niseshte për hajen e petëve

Përbërësit e sherbetit:

1.5 kg sheqer

½ limon (lëngun)

1 litër ujë

UDHËZIMET

1-Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta.

2-Secilën nga këto pjesë e bëjmë kulecë të vegjël sa një kokërr arre. Nga secila pjesë do të dalin 20-22 kuleçë.

3-I hapim petët jo shumë të mëdha dhe i vendosim njera mbi tjetrën duke i lyer me pak niseshte.

4-Pasi i mbarojmë së hapuri të gjitha dhe i kemi vendosur mbi njëra-tjetrën.

5-Hapim petën e madhe (nga bashkimi i të gjitha petëve të vendosura mbi njëra-tjetrën) sa madhësia e tepsisë dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj.

6-Më pas petën që kemi vendosur në tepsi e lyejmë me gjalpë dhe hedhim arrat e qëruara dhe të shtypura (brenda arrave, sipas dëshirës mund të hedhim edhe pak kanellë).

7-Ashtu siç vepruam me pjesën e parë të brumit, do të vazhdojmë edhe me pjesët e tjera, ku secilës pjesë i hedhim arrat në mes.

8-Pasi ta kemi përfunduar të gjithë brumin dhe ta kemi vendosur në tepsi, e presim në formë ylli (jo feta shumë të mëdha) dhe e lyejmë me gjalpë.

9-Tepsinë që kemi e fusim në furrë.

10-Në fillim temperatura duhet të jetë 150? dhe në momentin që do të fillojë të skuqet pjesa e sipërme e ulim temperaturën në 120?.

11-Proçesi i pjekjes duhet të vazhdojë për 4- 4.5 orë me qëllim që bakllavaja të kullojë sa më mirë.

12-Përgatitja e sherbetit:

13-Në një tenxhere shtojmë sheqerin, ujin dhe e vendosim të ziejë derisa të trashet sherbeti (e provojmë tek thoi i madh i dorës dhe nëse qëndron sumbull është gati).

14-Sherbeti nuk hidhet direkt nga zjarri. Atë duhet ta lemë 5 minuta pastaj ia hedhim. Bakllavaja duhet të jetë e ftohtë në momentin që do t’i hidhet sherbeti.

Bakllava me 60 Petë që Shkrihet në Goj 💯 - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top