Një ngjarje tr agjike ndodhi në Lushnjë, ku 48-vjeçarja Shpresa Cani ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë, teksa ka debatuar për rikthimin e ndihmës ekonomike. Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar bashkia Lushnjë, duke thënë se 48-vjeçarja ishte e përfshirë që nga viti 2007 në kategorine PAK si Invalide e plote nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (sëmundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë.
Më tej shkruhet se, Cani jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përveç trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundësi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion.
Më tej sqarohet se është rënë dakord për të parë një mundësi për dhënie ndihme duke filluar nga janari, dhe se në atë moment ajo është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.
Gjithashtu në reagim thuhet se nuk ka pasur debat mes kryebashkiakes dhe së ndjerës.
48-vjeçarja mësohet se jetonte me vëllain, kunatën dhe babain e saj, i cili është invalid. 48-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit. Megjithatë pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore. Shpresa Cani u varros këtë të enjte në orën 11:00, në varrezat e fshatit Thanë. Ngjarja në fjalë mësohet se ndodhi një ditë më parë, megjithatë lajmi u bë publik vetëm këtë të enjte.