Shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani ko folur sërish lidhur me ndarjen nga moderatorja Fatma Methasani, të cilët janë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Noah.
I ftuar në ‘Stay Tuned’ në MCN u shpreh se njerëzit sot po përblalen me probleme me serioze sesa ajo e zbehjes së dashurisë. Sipas tij në fund të ditës mjafton që mes njerëzve të mos mungojë respekti. Ai gjithashtu u shpreh se për shkak të profesionit, disa persona nuk kordinojnë kohën mes punës dhe familjes dhe atëherë krijohet një përplasje.Të jetë vallë kjo arsyeja e ndarjes me moderatoren?
‘Jetojmë në një botë shumë ritmike. Problemet kryesore të njerëzve sot nuk janë se zbehet dashuria apo ku e di unë, këto budallallëqet e dashurisë, në fund fare është i rëndësishëm respekti sesa dashuria. Varet nga profesioni që bëjnë njerëzit, nëse ke punë të vështira nuk ke kohë më të rregullosh ditën, janë ca gjera që çakërdohen në familje dhe ke vetëm përplasje, është e kotë të vazhdohet përpara’, tha Alfio Rrotani.
Edhe pse ndiqen në Instagram, komentet ndaj njëri-tjetrit mungojnë. Së fundmi kuzhinieri shuajti zërat duke konfirmuar se ata janë ndarë.