Dashuria e këngëtares Elhaida Dani me balerinin e cila lindi gjatë Dancing With The Stars mori jo pak vëmendje ditët e fundit të vitit 2022. Shkak për gjithë këtë vëmendje dhe diskutime u bë fejesa e mëparshme e Ledian Agalliajt e cila thuhet se mori fund për shkak të lidhjes së balerinit me këngëtren.
Çifti mohoi këto zëra dhe pak ditë pasi bënë publike lidhjen Lediani shkoi në Shkodër ku duket se kaloi Krishtlindjet me familjen e Elhaida Danit.
Por nëse familja e këngëtares ka mirëpritur balerinin, duket se nuk ka ndodhur njësoj me familjen e këtij të fundit.
Këtë hipotezë e ngriti një moment gjatë finales, në kërcimin e tyre të fundit Eno Popi prezanton familjarët e të dyve që ndodheshin në publik. Por duket se jo në momentin e duhur. Nëna dhe vëllai i Ledianit dukeshin të tensi onuar ndërkohë që balerini i bën thirrje nga skena të pu shojnë.
Një tjetër detaj që ka bërë ndjekësit të mendojnë se familja e balerinit nuk është dakord për lidhjen e re është fakti që prindërit e të dyve janë ulur në disantë nga njëri-tjetri në publik.
Gjitsesi mbetemi në kuadër të aludimeve, por detajet kanë bërë gjithmonë diferencën.