Edhe pse vitet kalojnë, Valbona Selimllari vijon që të mbetet një ikonë e bukurisë në vendin tonë.
Ish-Missi është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme. Ajo nuk e ka aspak problem që të postojë edhe imazhe të saj të viteve më parë.
Pak kohe me pare, bukuroshja shqiptare ka postuar në “Instastory” dy fotografi nga adoleshenca. Ajo shihet me flokë të shkurtë gjë të cilën nuk e kemi parë te ajo pasi u bë figurë publike duke u portretizuar gjithnjë me flokët e gjatë.
E buzëqeshur dhe në njërën prej tyre me syze, Valbona shihet teksa ka veshur rroba për djem por që sërish e bëjnë të ketë shumë hijeshi.
Teksa krahason fotot e viteve më parë me ata të tanishmet, duket sikur vitet nuk kanë kaluar aspak për Selimllarin, e cila është konsideruar shpesh si shembulli i rinisë së përjetshme dhe kur mosha është thjesht një numër.
Kujtojmë se Valbona ishte pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars” qe perfundoi me 1 Janar.