Rozë

(Foto) Shumë larg asaj që shikojmë në rrjetet sociale, a po i prish punë Kejvinë ‘Big Brother’?

Jo më larg se dje, Kejvina Kthella deklaroi në “Big Brother VIP” se pagesa e saj mujore si modele nuk shkon më pak se 6 mijë euro në muaj. Pas kësaj ajo hamendësoi edhe se numri i ndjekësve në Instagramin e saj mund të jetë rritur e sipas saj ka kapur 1 milionshin.

Me këtë, modelja nënkupton se çmimi i saj si modele rritet pasi rrjetet sociale për modelet janë një dorë e mirë marketing, për mos të thënë e vetmja.

Por shpresojmë të mos ndodh e kundërta, pasi në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi foto ku krahasojnë fotot e modeles në Instagram me atë çka duket në përditshmëri në shtëpinë e famshme.

Nuk e vëmë në dyshim që modelet nuk duken 24 orë njësoj si në fotot e tyre në Instagram, pas të cilave fshihet një staf I tërë që ka punuar për kurimin e imazhit. Por duket se rasti i Kejvinës është përshkrimi më i mirë i “Instagram vs Reality”.

MË TË LEXUARAT

To Top