Olta vendosi t’u japë banorëve një lajm dhe pse gjithçka duket në kuadrin e shakasë. Aktorja u tha të tjerëve se Efi është shtatzënë, ndërsa shpjegoi pse mendon ashtu.
Olta: “E more vesh që Efi është me barrë? Efi është shtatzënë”. Amos: “Si qenka?” Olta: “Nga jashtë kemi ardh të gjithë. Nuk kemi rënë nga qielli”.
“Efi është shtatzënë. Duhet të kujdesemi për atë”. Amos: “Ku e dëgjove këtë gjë?” Olta: “Zemër, ka hëngër turshi gjithë ditën, i vinte për të vjellë”.
Nderkohe Genti i ka treguar Efit që është ndjerë i ofenduar nga ajo në situata të caktuara. Është Efi nga ana tjetër që i shpreh Gentit se ky i fundit ndërron fjalët.
Genti: “Nuk mund të më thuash a e kupton apo nuk e kupton. Çfarë dëshiron të kuptoj unë, atë që do ti?”Efi: “Të kuptosh veten, që ndërron fjalët dhe nuk je i qartë”.
Banorët në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 2 kanë filluar të diskutojnë më shumë rreth ofendimeve, që kur Vëllai i Madh vendosi t’i dërgojë në nominim për këtë arsye.