Këngëtarja e njohur, Jessie J, e cila vite më parë ka performuar në Tiranë, ka ndarë lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së parë, një vit pasi pësoi a bort.
Këngëtarja e zbuloi lajmin me një postim në Instagram ku tregoi barkun e rrumbullakosur.
“Jam shumë e lumtur që më në fund po ndaj këtë lajm me ju”, shkroi Jessie J.
Këngëtarja 34-vjeçare në nëntor 2021 pësoi a bort. Ajo tregoi se kishte humbur foshnjën e saj. Pasi shkoi për konsultim, mjeku i tha se “zemra e foshnjës nuk rrihte më”.