Fahrije Hoti, është themeluesja e Kooperativës Bujqësore ‘Krushë’, e cila në vitin e kaluar u shpall ”Evropiania e Vitit 2022”.
Zonja e mirënjohur nga Krusha, që i bëri ballë vështirësive të jetës, mbrëmë e ka përjetuar një nga gëzimet më të mëdha të jetës.
Siç ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, zonja Fahrije e ka fejuar djalin e vetëm, Drilonin.
Fahrije Hoti, ka folur për këtë ndjenjë të mrekullueshme dhe për të përzgjedhurën e të birit me fjalët më të bukura.