Rozë

E mori gruaja e Ledri Vulës çmimin e parë, reagon nëna e balerinit me të cilin u lidh Elhaida: Padrejtësi e madhe u bë!

Elhaida Dani ishte pretendentja kryesore që në fillim për të fituar “Dancing With The Stars” këtë vit. Mirëpo kjo nuk ndodhi, ndonëse duhet pranuar se këngëtarja fitoi diçka më të madhe se kjo.

Albania: Elhaida Dani to perform at the Carnival of Venice

Ajo u njoh me partnerin e saj aktual, Ledianin i cili ishte balerinin i saj në garë. Në gjysmëfinale dyshja treguan për të gjithë publikun se ata ishin të dashuruar me njëri-tjetrin.

Siç ndodh zakonisht, konkurrentët u mbështetën nga familjarët e tyre në netët e garës sidomos natën finale. Atë natë në skenën e “DWTS” ishte edhe e ëma e Ledianit e cila u duk se bëri një reagim që u mor si kundër partneres së djalit të saj.

Së fundmi Domenika Ndreca, mamaja e balerinit Ledian Agalliaj ka reaguar për herë të parë për lidhjen e djalit të saj me këngëtaren Elhaida Dani.

Në një prononcim për “Vip Magazine” ajo ka shpjeguar edhe reagimin e saj gjatë natës finale të “DWTS”.

Nëna e balerinit shprehet se ajo reagoi në atë mënyrë për shkak të padrejtësisë që ju bë Elhaidës, e cila sipas saj e meritonte fitoren.

“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort”.

MË TË LEXUARAT

To Top