Tea është revoltuar me Oltën pas debatit me Gentin. Ajo e ka nxjerrë aktoren si gënjeshtare, duke i thënë se çorienton gjithë shtëpinë e në fund rri si zonjë. Tea ka pretenduar se Olta i ka thënë se Genti ia ka bërë me gjeste, mirëpo aktorja e ka mohuar.
Tea: Lërë videon, ti ça më ke thënë mua, ma bëri me gjeste! Pse e mohon në sy, kjo është çmenduri!
Tea: Po se ju gënjeni dhe çorientoni shtëpinë dhe rri si zonjë në fund! Si mund të luash kështu me njerëzit? Unë të besova!
Olta: Ule tonin!
Tea: Ore lërë tonin tim ti, jam e indinjuar! Unë nuk flas më me ty, se ti të gënjen sy për sy!