Rozë

Ka shumë vite larg skenës, prek me rrëfimin Ermira Babaliu: Shkova 30 minuta dhe u çmalla

Këngëtarja me zërin e veçantë të muzikës shqiptare, Ermira Babaliu ka qenë e ftuar në emisionin “Shqip me Rudina Xhungën. Prej 26 vitesh Ermira jeton në SHBA, por gjurmët që ajo ka lënë me muzikën e saj, nuk ka distancë që t’i zhbëjë.

ERMIRA BABALIU - Harroje,harroje - YouTube

Por megjithatë gjërat kanë ndryshuar, kohët dhe brezat po ashtu. Në një moment të bisedës Babaliu tregon sesi kur shkoi të ndiqte prej nostalgjisë provat që bëheshin në Pallatin e Kongresve për festivalin e RTSH-së, veç Shpëtim Saraçit, këngëtarët e tjerë të rinj, nuk e njohën fare. Ndoshta imazhin mund t’ia kenë harruar, por këngët e saj, jemi të sigurtë se i këndojnë në mbrëmjet live kur performojnë.

Babaliu: U ndodha rastësisht këto ditë në Tiranë edhe kalova rastësisht tek Pallati i Kongreseve, dëgjova që po bëheshin prova , hyra, ndenja gjysmë ore, u çmalla. E pashë që më kishte zënë malli, po s’dihet mund të vijë prapë.

Rudina Xhunga: Po mirë nuk të panë aty, nuk u çuan në këmbë të të thonin rri?

Shumica ishin të rinj dhe s’më njohën fare. U kënaqa, sepse Shpëtim Saraçi më pa dhe ndaloi dhe më tha si nuk na the që je këtu. Ishte shumë miqësore pritja e Saraçit./ J.H/dritare.net

MË TË LEXUARAT

To Top