Në “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ka qenë sërish një spektakël i vërtëtë dhe çfarë s’ka ndodhur deri më tani.
Pak ditë më parë në llogarinë zyrtare të “Zemër Luana” në Instagram u publikua një video “reels” nga provat gjenerale që drejtuesja Luana dhe stafi po përgatisnin për këtë të diel dhe në një moment në video moderatorja zbuloi se Olsi e ka vendosur që do të puthë në buzë një nga të ftuarat e mbrëmjes dhe e mbajti fjalën.
Të shumë ishin komentet në video se e ftuara në fjalë do të ishte partnerja e tij, Egli Tako, por në të vërtetë të ftuar këtë të diel mbrëma janë aktorët e kastit “Policë për kokë” dhe jo partnerja e tij.