Në shtëpinë e Dojna Memës dhe Vlashent Satës dje ka patur festë. Vajza e vetme e familjes ka festuar ditëlindjen, e cila këtë herë e gjeti më të lumtur dhe më të plotësuar se kurrë pasi që prej gushtit të 2022-shit ditët e saj i zbukuron Nolan Sol. Në këtë 31-vjetor modratorja e njohur i ka bërë vetes një urim sa të veçantë aq edhe domethënës.
Krahas një fotoje nga fëmijëria, ajo shkruan:
E dashur Dojna!
Kjo është ditëlindja jote e tretë dhe loja jote e preferuar është të ndërtosh shtëpi me batanije të kapur nga cepi i krevatit tek komodina.
Kur të futesh në klase të parë, dëftesa jote do të ketë me shumë “Mirë” se “Yll me xixa”.
Ne klasë të pestë, do zbulosh se di të shkruash, kur zysh Ivoni do lexoje të gjitha ese-të e tua përpara klasës.
15 vjeç s’do dish çfarë do, ku do të shkosh dhe pse gjen argumente për dy gjëra të kundërta që të bëjnë lëmsh. Do kalojë.
18 vjeç do marrësh vendimin tënd të parë të rëndësishëm: Të lesh pianon.
20 vjeç do nisesh një rrugë të re, këtë herë do të ndash gjithçka nuk ke thënë në 20 vite.
22 vjeç do hipesh në Pallatin e Kongreseve edhe pse me gjunjët që të dridhen. 26 vjeç do kesh programin e parë me autorësi tënden.
27 vjeç do njohësh dashurine e jetes që 30 vjeç të të japë botën në duart e tua.
28 vjeç lart në qiell do të ngjitet një ëngjell që do të mbrojë përgjithmonë. Këtë 31 vjetor dua të them të dëgjosh gjithmonë zemrën sepse ajo do të cojë tek lumturia. Jam krenare që di te thuash “Jo” dhe për vajzen e lirë që je.
Tani kthehu tek bota jote brenda një batanije të kapur cep më cep.