Rozë

Bujë e madhe/ Olta Gixhari nuk flet me të motrën, këto janë detajet që e tregojnë?

Pjesëmarrja në një reality-show padyshim që ka anë të mira, por edhe të tjera jo aq pozitive siç është ekspozimi i tepërt i jetës private.

Olta Gixhari është bërë së fundmi kryefjalë e mediave pasi aludohet se ajo dhe motra e saj gazetarja Gerta Gixhari, nuk kanë marrëdhënie të mirë. Kështu u tha sot në “Big Brother VIP Fans Club”.

“Edhe sot nëse futesh në Instagramin e dy motrave do e shohësh që nuk janë follow me njëra-tjetrën. Lart e poshtë në Tiranë qarkullon si lajm i pakonfirmuar, se konfirmimi duhet të vijë nga të dyja palët, që nuk kanë komunikim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën. Arsyet nuk dihen. Madje, së fundmi janë pa të dyja Zhaklina me Gertën.”- tha gazetari Andi Vrapi.

Mirëpo, duam të përmendim një fakt interesant. Pak muaj më parë dy motrat kanë dhënë një intervistë në “Wake Up” së bashku ku kanë zbuluar se nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. “Zgjohem me Gertën, bashkë jemi kudo. Pse ta kem në Instagram”- tha Olta me shaka, çka do të thotë se fakti që nuk ndiqen në Instagram nuk nënkupton një grindje mes tyre.

Gjithsesi se si qëndron e vërteta ende nuk dihet. Deri tani mbetet çdo gjë në kuadrin e zërave.

MË TË LEXUARAT

To Top