Leximi

Makina nuk ka aty/ Ky është vendi ku çdo transport bëhet me gomar

Ishulli grek Hydra është një nga vendet që dalëngadalë po i thotë “jo” mjeteve motorike. Një traditë kjo e nisur herët, që në vitet ’50, kur u vendos me dekret shtetëror që kafshët shtëpiake si kali apo gomari të përdoreshin për mjete transporti në ishull, kjo për të ruajtur arkitekturën dhe karakterin e tij.

Meqenëse qyteti është ndërtuar mbi kodra të pjerrëta, gomarët janë e vetmja formë transporti që mund të ngjiten në shkallët e pjerrëta dhe rrugicat e ngushta deri në shtëpitë e shumë banorëve.

Komunat në mbarë botën aktualisht po kërkojnë mënyra për të reduktuar varësinë nga makinat private, apo edhe për t’i ndaluar ato plotësisht nga pjesë të caktuara të qytetit. Në përshtypjet e para, jeta në ishull pa makina mund të duket idilike.

Fakti që nuk ka makina është, në shumë mënyra, një shtytës i madh i ekonomisë së ishullit. Hydra është vetëm rreth 90 minuta me varkë nga shtrirja e ngjeshur metropolitane e Athinës, por duket një botë larg. Turistët vijnë pikërisht sepse është kaq paqësore. Hydra është gjithashtu ishull shumë më i pasur se ishujt e tjerë në arkipelagun Saronik të cilit i përket. Kjo, të paktën pjesërisht, nxitet nga fakti se të huajve u pëlqen sa e qetë është.

Duke mos lejuar asnjëherë automjete me motor, Hydra ka shmangur shumë nga sfidat me të cilat përballen ishujt e tjerë të vegjël në vend. Të imitosh Hydrën dhe të shkosh pa automjete, mund të mos jetë një opsion realist për ishujt e tjerë të një madhësie të ngjashme.

MË TË LEXUARAT

To Top