Rozë

(Video) Shkoi për punë në Amerikë, gazetarja shqiptare: U dashurova atje dhe u martova brenda javës

Eva Dori, gazetarja e njohur e disa projekteve televizive, është zhvendosur prej 10 vitesh përtej oqeanit, në SHBA. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, gazetarja tregon jetën e saj në Filadelfia, momentin spontan kur vendosi të bënte një projekt televiziv i planifikuar për vetëm disa ditë, por që iu kthye në një vendim për të qëndruar. Vetëm një javë pas mbërritjes së saj, u njoh me dashurinë e jetës dhe u martua.

Eva Dori: Ilia Terpini, me të cilin unë punoja, më thotë “Eva ne do realizojmë një emision për emigrantët në Nju Jork, në Filadelfia, në Nju Xhersi dhe në Boston”. Unë do isha skenaristja dhe gazetarja dhe i them meqenëse unë kam të afërm në Filadelfia, mund të nisem para grupit të xhirimit.

Rudina Magjistari: Nuk e kishte çuar nëpër mend më herët që të lije Shqipërinë?

Eva Dori: Jo. Unë kisha emisionin tim “Shtëpia e ëndrrave”, jam nisur në Shtator dhe largohem atje, pres të vijë stafi, Ilia Terpini sëmuret dhe unë mbetem e vetme në Filadelfia dhe them po tani çfarë të bëj? “Je që je atje, merr disa intervista dhe kur të vish, t’i sjellësh këtu”. Po të bëja intervista me celular, me çfarë t’i bëja? Megjithatë, qëlloi mirë sepse aty vendosa, thashë prit, aty njoha bashkëshortin tim dhe thashë pse jo. Aty ndalova.

Rudina Magjistari: Paske pasur arsye të fortë. Paska qenë dashuri me shikim të parë më duket.

Eva Dori: Po.

E vendosur përpara pikëpyetjes nëse duhet të ndiqte dashurinë për profesionin apo zemrën, Eva zgjodhi këtë të fundit sepse ndjeu se duhet të kishte dikë në krah.

Rudina Magjistari: Për sa kohë ndodhi e gjitha kjo? Që ti shkove në Shtetet e Bashkuara, u njohe me bashkëshortin e ardhshëm ose njohe dashurinë e jetës tënde, dikë që të rrëmbeu menjëherë dhe ti vendose të qëndrosh. Për sa kohë ka ndodhur e gjitha?

Eva Dori: Le të themi që jam me fat sepse u takuam krejt rastësisht dhe më pas, djali me të cilin unë jetoj tani, pyet mamanë e tij dhe thotë, ”Evën?”,”po” dhe unë jam martuar brenda një jave.

Rudina Magjistari: Pra sapo shkove në Amerikë?

Eva Dori: Sapo shkova në Amerikë, u fejuam, u martuam, pra hodhëm bazat.

MË TË LEXUARAT

To Top