Përvec debateve të zakonshme, eliminimit të njërit banor, nominimeve e surprizave, sonte do trajtohet historia e trishtë e njërit prej banorëve të shtëpisë.
Bëhet fjalë për Luiz Ejllin, i cili i ka treguar Kiarës se vuan nga një sëmundje e rrallë që kurohet në vetëm 11 klinika në botë.
Ky rrëfim i Luizit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale ku shumë kanë shprehur keqardhjen e tyre por ka pasur dhe të tjerë që kanë dyshime.
Këta të fundit mendojnë se ai po e bën këtë për lojë, por në fakt e vërteta është shumë ndryshe dhe Luizi realisht vuan nga një sëmundje e rrallë.
Ai ka folur sot në dhomën e rrëfimit për shumë minuta dhe kur ka dalë prej andej ka qenë duke lotuar gjë që u vu në dukje dhe nga banorët e tjerë. Më shumë do të mësojmë më vonë me rrëfimin e tij, ku është e sigurt që do përloteni të gjithë.