Rozë

Nga mjekja u tha se gëzon shëndet të plotë, a ishte gënjeshtra e Luizit mënyrë për t’u afruar me Kiarën?

Pas deklaratave se vuan nga tumori, Luiz Ejlli ka dalë nga shtëpia e Big Brother për të bërë disa ekzaminime më të hollësishme për shëndetin e tij. Por kjo situatë duket se ka shqetësuar të gjithë banorët e Big Brother. Disa e kanë mbështetur Luizin, ndërsa pjesa tjetër ka kërkuar që ai të bëjë pastjetër ekzaminime.

Në një rrëfim me Arbanën, Luisi ishte i pavendosur për deklaratat e tij. Ai tha fillimisht se historia që ai i ka treguar Kiarës na qënkërsh për një mikun e tij.

Ndërsa më pas tha se kishte patur shenja si të shokut, prandaj dhe produksioni e nisi menjëherë për në “Qendrën Spitalore Nënë Tereza”.Tani jemi në pritje të përgjigjeve të analizave mjekësore për të kuptuar nëse Luizi është mirë me shëndet ose jo.

MË TË LEXUARAT

To Top