Këngëtari i njohur nga Kosova, Shaqir Cërvadiku, nuk është se reagon zakonisht për raste të këtilla, por duket se këtë herë nuk mundi të mos reagonte.
Ai në një postim në Instastory nxori gjithë zhgënjimin e tij, kundër Arbanës dhe produksionit të Big Brother Vip Albania.
Shaqir Cërvadiku shkruan ndër të tjera: “Kam pasur nji respekt e vlerësim të lartë për Arbanën por sonte jam zhgënjyer së tepërmi. Tu rp për produksionin çfarë ndodhi sonte duke luajtur me ndjenjat e Luizit, familjes e publikut. Në botën e qytetëruar me ligj nuk lejohet publikimi i sëmundjeve apo analizave të askujt.
Keni mundur ta mbyllni këtë punë pa asnjë problem. Por si duket juve produksionit ju intereson vetëm audiencë dhe jo ana humane e njerëzore….”