Dea Mishel vazhdon të kry qëzohet në rrjet pas deklaratës së bërë për Luizin në momentin që po diskutohej për sëmundjen e tij. “Nëse është vërtetë sëmurë duhet ta dimë sepse unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që mund të jetë duke v dekur dita ditës”, tha ajo duke bërë që publiku t’i kthehet kundër.
Në lidhje me këtë kanë reaguar së fundmi familjarët e Deas, të cilët kanë bërë një deklaratë në Instagramin e saj. Sipas tyre, komenti i Deas ka qenë me dashamirësi që Luizi duhet të shkojë të kurohet.
“Në gjithë dramen e ndodhur mbrëmë, disa prej jush janë shprehur të revoltuar me komentet e Deas mbi situaten e Luizit. Si miq e familjare të Deas, duam të qartësojmë që deklaratat e saj jane nxjerrë jashtë kontekstit. Ne e përjetojmë situatën nga jashtë, kemi gjithë informacionin dhe lirimë e mundshme. Dea Jo! Asnjëri nga ne s’mund ta dijë e as ta imaginojë si është të përjetosb në vetë të parë çfarë ndodhi mbrëmë. Nëse jeni tronditur ju ne shtëpitë tuaja, merreni me mend sa janë tronditur banorët. Cdokush ka mënyrën e ti se si i perballon situatat dhe traumat e caktuara dhe në një moment që ngarkohemi emocionalisht mund të zgjedhim fjalët e gabuara për të shprehur gjithë ndjesitë që na mbërthejnë. Duke niohur Dean dime që komentet e saj vijnë me dashamirësi. Synimi i saj ishte që Luizi të kurohet e të bëjë më të mirën për veten e tij, Pavarësisht nëse shqetësimi është fizik apo psikologjik paralelisht duke mos injoruar fr ikërat dhe pasiguritë e saj në lidhje me këtë situatë të pazakontë që u krijua. Kështu që le të bëjmë përpara me dashamiresi”, kanë shkruar ato.