Dea Mishel dhe Amos Zaharia kanë improvizuar për provën e tyre të javës, të luajnë pjesë të caktuara nga filmat. Dyshja kanë realizuar dhe një skenë puthje.
Ata janë zhvendosur në ambientet e dusheve, bashkë me banorët e tjerë që kanë krijuar atmosferë duke ju hedhur ujë për ta bërë skenën sa më romantike. Mes duartrokitjeve, Amos dhe Dea kanë dhënë puthjen e parë.
Të dy kanë shfaqur kimi mes njëri-tjetrit dhe përfliten si një nga çiftet që mund të krijohen brenda shtëpisë së BBV.