Qindra fansa të këngëtarit Luiz Ejlli, banor i Big Brother Albania, u mblodhën sot në ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri në mbështetje të konkurentit të tyre të preferuar.
Produksioni i futi brenda në living room të gjithë banorët dhe mbyllën dyer e perde si dhe vendosi muzikë të lartë që konkurentë të mos kuptonin se çfarë po ndodhte jashtë.
Mirëpo si duket këtë “hile” të produksionit e ka kuptuar vetë Luizi, i cili shihet në tryezë teksa thotë se jashtë po mbahen protesta.
“Protesta, do ketë protesta jashtë, bëhet nami. S’duan që t’i dëgjojmë” dëgjohet t’i thotë Luizi Teas.
Sot janë mbledhur të gjithë bashkë dhe me video në Tik Tok kanë treguar mbështetjen që po i japin. Nuk kanë munguar brohoritjet e tyre “Luiz, Luiz dhe Jemi me ty” por nuk dihet nëse këngëtari ka arritur t’i dëgjojë.
Luiz Ejlli ka qenë në qendër të vëmendjes pas spektaklit të së martës për shkak të deklaratës së tij se vuan nga një sëmundje e rrallë.