Që prej të martës së 10 janarit, “Big Brother Vip” është kthyer në temën e të gjithëve, më shumë se kurdo herë tjetër.
Pasi produksioni “i plotëfuqishëm” nxorri analizat e Luiz Ejllit në më pak se një orë në 12 të natës, populli të gjithë njëzëri u kthyen kundër tyre duke mos i lënë t’i hidhnin hi syve.
Kurse në rrjette sociale po qarkullon një video, ku thuhet se nëna e Luizit është shprehur se nuk e njeh për djalë.
Familja e Luizit thuhet se jeton në Amerikë. Po ashtu ai tregon se motra e tij ka tre fëmijë.