E ftuar së fundmi në emisionin e moderatores Ester Bylyku, në ‘Glamour Zone’, këngëtarja Rozana Radi ka zbuluar momentet më të sikletshme me disa nga kolegët e saj, përfshirë Noizy, Sinan Hoxha, e sigurisht edhe me Bes Kallakun.
U përfol për ndarje, Rozana Radi zbulon çmenduritë për partnerin: I kontrolloj telefonin fshehurazi, fshin mesazhet para se të vijë në shtëpi
Dyshja ka një bashkëpunim i cili u bë viral disa kohë mëparë në Tik Tok. Lidhur me këtë, Rozana tha se do të donte që ta hiqte atë video nga interneti.
Ester Bylyku: Cila ka qenë përshtypja e parë për Bes Kallakun, dhe cili ka qenë momenti juaj më i sikletshem?
Rozana Radi: Përshtypja e parë ka qënë që Besi është i çmendur. Ndërsa momenti më i sikletshëm ka qenë koncerti që kemi mbajtur së bashku. Ka qenë një tmerr, sepse ka patur vetëm burra. / Ora News