Një ngjarje e papritur ka ndodhur në “Big Brother VIP Kosova”, ku Stresi ka kërkuar të largohet papritur. Reperi është nervozuar me Julianën dhe ka nisur të bëjë gati valizhet duke u shprehur se nuk ka më durim.
Ai vijon të shprehet se nuk mund të vijojë më qëndrimin dhe deri tani në momentin që po shkruhet ky artikull (22:00) nuk ka ende një vendim zyrtar.
Stresi po insiston që të largohet nga shtëpia, derisa po debatonte me Xhulin.Ai është shprehur se nuk e ka problemin me Xhulin, por me vetën.
“Nuk e kam me ty, e kam me vetën, kam probleme me vetën, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më”, është shprehur ai.