Rozë

Amosi e paralajmëroi, Dea Mishel mërzitet: Po unë dua të llastohem kështu jam

Dea është prekur nga mënyra sesi i foli Amosi pas spektaklit. Ky i fundit i tha Deas se nuk i ka pëlqyer që ajo i ka thënë “Ma mbyll içik valixhen” në mënyrë urdhëruese sikur të ishte shërbëtori i saj. Aktori i tha se nëse e bën sërish një sjellje të tillë, ai nuk ka ndërmend t’i flasë më dhe nuk i la hapësirë për shpjegim.

Dea e prekur nga sjellja e Amosit: Më ofendoi, unë dua të

Sot gjatë një bisede me Oltën, Dea u shpreh se ndihet e ofenduar nga Amosi dhe një sjellje të tillë nuk e toleron dot.

“Në atë mënyrë s’më flet as babi im, edhe kur bëj gabime të vërteta. Njeriu minimumi lë vend për shpjegim dhe dëgjon dhe anën time se po me nxjerr mua si një njeri të lig, sikur unë jam e paedukatë. Ishte ofenduese. Nuk jam mësuar kështu unë. Ta thashë edhe im atë po të bëj gabim nuk më flet ashtu: Jo s’ke për të shpjeguar, ik. Shumë sjellje e ashpër. Unë e kam shumë të rëndësishme që në një marrëdhenie të llastohem dhe Amosi ma përmend vazhdimisht: Je shumë e llastuar, je shumë e llastuar. Epo unë s’mund të shpjegoj si jam çdoherë”, tha Dea.

Kujtojmë që Dea dhe Amos janë përfolur këto ditë se mes tyre ka nisur të ketë diçka, por mesa duket marrëdhënia mes tyre është krisur.
Dea e prekur nga sjellja e Amosit: Më ofendoi, unë dua të

MË TË LEXUARAT

To Top