Kejvina dhe Luizi kanë diskutuar mbrëmjen e sotme për debatin e ndodhur gjatë spektaklit. Kejvina i ka kërkuar Luizit që t’i kërkojë ndjekës familjes së saj publikisht dhe Luizi nuk ka ngurruar.
Kejvina: Unë i flas gjërat siç janë. Ne dy kemi shkuar mirë sepse të kam mirëpritur që ditën e parë që ke hyrë këtu, të kam liruar dhe shtratin tim, por ti edhe sikur të jesh vëllai im, kur bën gabim unë e them. Nuk jam ndikuar nga gjërat që kanë thënë të tjerët, e kam dhënë mendimin tim dhe do e mbaj. Raport me ty nuk dua të kem fare. Respekt për ty nuk kam fare pas asaj që the dje.
Kejvina: Nuk kam pikë respekti, por familjes sime do i kërkosh falje
Luizi: Në sekondë. Familjes së Kejvinës i kërkoj falje!
Kejvina: Sidomos babait tim
Luizi: Babait të Kejvinës i kërkoj falje. Ndjesë!