Aktori i mirënjohur Arben Derhemi në një postim në Instagram duket se ka ironizuar Olta Gixharin, e cila është komentuar shumë për lojën e saj në Big Brother VIP.
“Tani e kuptova se gjatë 8 viteve drejtori i TK(Teatrit Kombëtar) e paska bërë një gjë të mirë”, ka shkruar Derhemi.
Kujtojmë se pak kohë më parë Olta është përplasur me Hervin Çulin, asokohe drejtor i Teatrit Kombëtar. Gixhari u shpreh duke thënë se e vetmja aktore që ka marrë role ka qenë gruaja e Hervinit, aktorja Adelina Muça.