Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiaraës duket se po kthehet në një afrimitet më shumë se sa miq. Prej dy ditësh dy banorët po i shprehin simpatinë njëri-tjetrit.
Ndërkohë që pas mesante moderatorja Kiara Tito feston ditëlindjen, këngëtari Luiz Ejlli, i ka kërkuar nëse mund t’i dhurojë një puthje.
Luizi: Për Zotin të du shumë, që ta dish. Nuk është siç e thonë këta (Flet për banorët e tjerë), që ka ran ë dashuri e kështu.
Por realisht të ni, shumë. S’di me gjetë një fjalë, që është më e madhe se ndjenja, por nuk është një dashuri e çmendur. S’di të gjej një fjalë që është në mes. Kiara: Kam turp! (Mbulon fytyrën me duar) Luizi: Nuk flas kshu me maska…SHIH VIDEON
Luizi dhe Kiara po shfaqen gjithmonë e më të afër brenda shtëpisë së Big Brother. Teksa ditën e nesërme, moderatorja feston ditëlindjen, Luizi sot i ka bërë një kërkesë të guximshme.