Kiara dhe Olta patën një për plasje të fortë mes njëra-tjetrës këtë javë.
Debati nisi pasi Olta kundërshtonte faktin që pse Kiara e mbështeste Luizin, pasi ky i fundit ka ofenduar shpesh herë vajzat. Ko nflikti nisi pasi Kiara bashkë me Luizin, i uruan ditëlindjen tezes së saj.
Olta reagoi me ironi, duke thënë ‘Me atë po ia uron ditëlindjen tezes ti’? Olta shprehet se nuk e kupton dot faktin që Kiara shoqërohet me Luizin, në një kohë kur ky i fundit ka ofenduar të gjitha vajzat e shtëpisë.
Kiara i kishte thënë Oltës se i kishte vënë vizën Luizit dhe pikërisht riafrimi me të, i bëri përshtypje Oltës, e cila reagoi ashpër.
Kiara: Si nuk erdhe moj Olta të më pyesje një herë si jam. Janë disa situate të tjera, që unë preferoj të mbaj distancë ndaj Oltës. Olta dëgjon vetëm atë që don ajo të dëgjojë. Nuk i lë hapësirë të tjerëve që t‘i japin përgjigje. Unë këtë gjë kam ndjerë tek ti, prandaj jam distancuar. Nuk ka lidhje fare Luizi në këtë mes.
Olta: Meqenëse përmende faktin që ti u vrave… Në momentin që Kiara u rrëzua, Luizi ishte i pari që u afrua.
Kiara: Moj lërë Luizin jashtë kësaj historie.
Olta: Ne nuk folëm për disa ditë lidhur me këtë çështje. Kiara u afua dhe më tha, Olta unë atij njeriu i kam vënë vizën. Unë e besova dhe pse i thash që ti do pajtohesh shumë shpejt me të. Ka disa ditë që Kiara ka patur nevojë për ndihmë dhe unë jam afruar për ta ndihmuar, por Luizi ka ndërhyrë gjithmonë.
Kiara: A e ke seriozisht?
Efi: Je bërë shume e lodhshme Olta, në çdo rast përmend Luizin.
Olta: Luizi tha se nuk don që t’i afrohem më Kiarës, sepse ndikoj keq tek ajo.
Luizi: Ti ndikon keq tek të gjithë. Po i infekton të gjithë, nuk po bën dot dy vetë të lumtur.
Olta: Luizi nuk ka lënë femër të kësaj shtëpi pa sharë. Kiara është njeri pa karakter.