Aktori Ermal Mamaqi na ka treguar së fundmi se sa e rëndësishme është familja dhe sa rëndësi ka transmetimi i dashurisë për familjarët te brezat.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një video ku shihet teksa ulet në gjunjë dhe i puth këmbët nënës së tij.
Teksa i bën thirrje miqve të tij që mos kenë t urp të bëjnë këto skena, Ermali thotë se me këtë veprim ai i tregoi djalit sa të dojë mamin e tij.
“Mos kini fr ikë të bëni këto skena në familje miq… Nuk po i tregoj mamit tim sa e dua. Po i tregoj djalit tim sa të dojë mamin e tij”, shkruan Ermali krah videos.
Ermal Mamaqi ka hedhur në treg librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”, i cili ka shkaktuar shumë debate në rrjet.