Rozë

I cilësuar si aktorët më të mirë shqiptarë, Nik Xheliaj tregon për të dashurën me të cilën donte të kishte fëmijë

“Shqiptari – Der Albaner” është filmi i cili do t’i hapte dyert e karrierës një djaloshi të ri, por shumë të talentuar, Nik Xhelilaj. Kanë kaluar plot 13 vite nga momenti kur ish-studenti i “Akademisë së Arteve” u shfaq për herë të parë në ekranin e madh dhe nga ajo kohë e deri më sot po provon vetëm arritje të njëpasnjëshme.

Nik Xhelilaj – D.I.T.A

I ftuar në “Ditë pas Dite”, ai ka rrëfyer si rrallë ndonjëherë detaje nga jeta e tij profesionale e personale, duke na zbuluar edhe në cilën prej tyre është më i suksesshëm.

Bashkëpunimet e para kinematografike, ai do t’i realizonte me Pirro dhe Eno Milkanin që i konsideron si ogur të mirë për gjithçka që i ka ndodhur në ekran. Meqë jemi te figurat e njohura të kinemasë shqiptare, Niku rrëfeu po ashtu për një projekt të lënë pezull me Gjergj Xhuvanin, artistin e ndjerë me të cilin kishte biseduar për të marrë rolin e një figure komplekse historike si Ahmet Zogu e që për vetë aktorin do të kishte qenë padyshim një prej roleve më të rëndësishme. Jo vetëm për shkak se është i apasionuar pas historisë, por duke qenë se filmi do të ishte prezent edhe në platforma të rëndësishme si Netflix apo Amazon.

Aktori i njohur rrëfeu gjithashtu se pret me padurim daljen në kinema të filmit “Albanian Virgin”, film ky që deri më tani ka marrë vlerësime të mira ndërkomëtare falë realizimit, punës që është bërë për të dhe mesazhit të fortë që ka. I pyetur nga Fjodora për jetën personale, Nik Xheliaj zbuloi se gjatë viteve ka pasur disa lidhje të gjata në Gjermani. Një prej tyre edhe më e rëndësishmja, teksa sipas Nikut kishte menduar edhe që e kishte gjetur “atë”, pra vajzën e duhur për të krikuar edhe familje, megjithatë nuk kishte qenë e tillë dhe tani nuk janë më bashkë.

Nik Xhelilaj Kimdir? - Güncel Nik Xhelilaj Haberleri

MË TË LEXUARAT

To Top