Rozë

Nuk u takua me Arbanën mbrëmë, zbulohet se çfarë ka ndodhur me Kejvinën pas eleminimit

Mbrëmjen e djeshme Kejvina Kthella u largua nga shtëpia e Big Brother Vip Albania me vendim të produksionit. Shkak për këtë u bë dh.na fizike ndaj Luiz Ejllit.

Por cfarë ndodhi me të pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri? Bëjmë një përmbledhje të shkurtër, ndërsa analizat dhe konkluzionet jua lejmë juve në dorë.

Pas daljes nga shtëpia, Kejvina nuk u paraqit në studio si të gjithë banorët pas eliminimeve. Deri më tani, Kejvina nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia mbrëmjen e djeshme, në Instagramin e saj janë bl lokuar të gjithë komentet në cdo postim.

Ndjekësit e Kejvinës në Instagram vazhdojnë të ulen ndjeshëm. Kujtojmë që aktualisht emri i Kejvinës është në listën e SPAK për sekuestrim pasurie.

Ndërkohë nuk dihet nëse Kejvina do pranojë të vijë në studion e BBV apo Fun Club ku të diskutojë për ditët që kalojë në shtëpi apo e ka mbyllur përfundimisht këtë kapitull.

MË TË LEXUARAT

To Top