Rozë

”Xheloze e sëmurë është”/ Kiara flet se si u bë Olta dje kur Luizi i këndoi për datëlindje

Surpriza e Luizit ndaj Kiarës u prit me shumë emocion nga banorët. Të gjithë ata dolën në oborr për të duartrokitur gjestin e Luizit, por edhe momentin romantik mes tij dhe Kiarës.

Nga të gjithë banorët, Olta shfaqi një tjetër emocion. Sipas Kiarës, shikimi i saj nuk ishte aspak i ngrohtë.Këtë koment ajo e bëri në oborr, duke folur me Luizin dhe Ronaldon. Ky i fundi tha se Olta, ishte e vetmja banore që nuk e duartrokiti momentin mes tyre.

Mbrëmja e kaluar shënoi një moment romantik për dyshen më të përfolur aktualisht në të gjithë Shqipërinë Kiara-Luiz.

Ky i fundit organizoi një surprizë mbrëmjen e kaluar për Kiarën, pasi kjo e fundit mbushi 27-vjeç. Në një skenë të improvizuar në oborr, Luizi këndoi këngën e Ed Sherran ‘Perfect’, ku ai dhe Kiara kërcyen vals, të përqafuar.

Pas spektaklit, në orët e para të mëngjesit, ata të dy patën një bisedë në oborr, ku në një moment Luizi u afrua për të puthur Kiarën.

MË TË LEXUARAT

To Top