Në rubrikën Komenti i Ditës në Dritare TV nga Dritan Hila, u fol për fenomenin Big Brother. Revolta ndaj këtij programi shprehet zoti Hila, është e pakuptueshme, pasi televizioni sot, të jep shumëllojshmëri mundësish. Nëse nuk të pëlqen, thjeshtë ndërro kanal!
“Big Brother e ka humbur zanafillën e saj. Filloi si një eksperiment social. Është zhvilluar në 44 vende, ku në disa prej tyre vetëm një herë, si Rusia, ndërsa në vende të tjera me periudha. Është zhvilluar pa ndërprerje në SHBA. Është një emision që ka kaluar përtej eksperimentit social, sepse ata që futen aty janë për të aktruar.
Disa e quajnë këtë emision kulturë plehrë. Në fakt nëse do të qëndrojmë në termat e kulturës, është vërtetë e tillë. Prej këtij emisioni nuk mund të mësojmë asgjë.
Audienca që shikon Big Brother është e ndryshme. Ka prej atyre që nuk kanë interes tjetër përveç sherreve dhe thashethemeve. Disa e ndjekim për të parë një mënyrë tjetër sjelljeje. Ndërkohë ka edhe nga ata që e përbuzin dhe e sulmojmë këtë emision.
Televizionet janë ndërmarrje ekonomike dhe si të tilla duhet të dalin me fitim dhe kjo arrihet përmes shikueshmërisë dhe publicitetit. Dhe duam apo s’duam ta pranojmë, një pjesë e madhe e popullsisë nuk ka nivel kulture.
Media sot, nuk të ofron si mundësi vetëm Big Brother, vendos audienca ku do ta ndalojë stacionin. Sot ofrohen gjithashtu një sërë emisionesh kulturore, eksplore, histori, netfliks etj etj.
Nuk ka arsye përse të sul emi egër ndaj këtij transmetimi. Ky është një trend i ri i botës, pasi po modernizohet. Mos u revoltoni për Big Brother. Ky emision ka një publik që e pëlqen, siç ka një pjesë që nuk e përtyp dot. Por secili bën zgjedhjen e tij! Nëse nuk ju pëlqen thjeshtën injorojeni”, u shpreh Hila në Dritare TV. /Burimi: Dritare.net