Rozë

Miq janë, por Amosi ia thotë troç Oltës: Ti vetëm energji negative, jep

Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, banorët u mblodhën në oborr për të darkuar dhe per te festuar ditëlindjen e Kiarës.

Amosi i cili ka qenë një prej banorëve që ka mbështetur Oltën thuajse në çdo debat, i kërkoi asaj të heqë dorë nga raporti Luiz-Kiara.

Amosi i tha Oltës se që kur ai dhe banorët e tjerë kanë hyrë në shtëpi, ajo ka përcjellë vetëm energji negative, duke i su lmuar të gjithë.

Nga ana tjetër, Dea Mishel tha se ata janë askushi për të paragjykuar qëndrimin e Kiarës, pasi ajo ka ndjenja për Luizin.

Raporti i krijuar mes Deas dhe Amos u komentua edhe nga opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.Lekatari mendon se marrëdhenia mes Deas dhe Amosit nuk do të zgjasë për shumë gjatë. Arbër mendon se i sheh të afërt dhe se i pëlqen mënyra se si ata komunikojnë me njëri tjetrin.

MË TË LEXUARAT

To Top