Rozë

Luizi bën planet për t’u martuar me Kiarën: Në shtëpi do kemi dy lavatriçe të ndara

Luiz Ejlli, një nga banorët më të spikatur dhe më të pëlqyer nga publiku deri më tani, që në ditën e parë të hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, ai ka shprehur pëlqimin për moderatoren, Kiara Tito.

Ai nuk ka pushuar së treguari se sa shumë i pëlqen Kiara dhe madje u ka thënë disa banorëve të tjerë se ka rënë në dashuri me të.

E pamë duke i shërbyer mëngjesin në shtrat, duke gatuar për të, duke u kujdesur për shëndetin e saj dhe madje ka menduar dhe se si do ta propozojë.

Prime-in e djeshëm, i cili përkoi edhe me ditëlindjen e Kiara Titos, Luizi zgjodhi t’i bënte një surprizë të veçantë duke i kënduar para të gjithëve.

Ky moment duket se i afroi edhe më shumë dyshen me njëri-tjetrin. Kiara nuk e ka problem si në fillim kur Luizi i afrohet. Kaq ka dashur këngëtari i cili ka bërë edhe planet e “martesës”.

Në një moment artisti nga Shkodra ka thënë se kur të martohen do kenë lavatriçe të ndara, pasi Kiarës i pëlqen t’i lajë rrobat veçmas. Pas kësaj ai i ka dhuruar një përqafim moderatores duke i thënë: “Shpirt të kam.”

MË TË LEXUARAT

To Top