Shakira ka bërë bujë me këngën e saj të re të titulluar ‘Music Sessions #53’. Në çdo varg, ylli i pop-it ak uzonte rëndë ish-partnerin e saj Gerard Piqué, fajtor se e kishte tradhtuar me të dashurën e tij aktuale Clara Chia Marti.
Këngëtarja kolumbiane nuk hezitoi ta quante veten një Ferrari, një Rolex, e zëvendësuar me një Twingo dhe një Casio (duke iu referuar në vend të kësaj ish-kamerieres 23-vjeçare). Nëse ish-futbollisti preferoi rrugën e heshtjes (të paktën për momentin), reagimi i Clara nuk vonoi…
Pak orë pas publikimit të këngës, e cila u bë menjëherë “virale” në rrjetet sociale, Clara Chia Marti ndau në llogaritë e saj “emoji” e një buzëqeshjeje. Vajza e re, me shumë mundësi e sigurt për dashurinë që Piqué ndjen ndaj saj, thjesht la të kuptohej se nuk e vriste mendjen nga ky gjest i Shakirës dhe asgjë më shumë.
Pavarësisht gjithçkaje, ajo më pas zgjodhi ta hiqte këtë mesazh. Ndërkohë, kënga mori vlerësimin e Wanda Narës, e cila rishpërndau një varg të destinuar për t’u bërë himn i ri femëror: “Gratë nuk qajnë, ato faturojnë”.
Edhe Gerard Piqué ka thyer heshtjen e tij, pas bujës që shkaktoi kënga e re e ish-të dashurës së tij Shakira. Në çdo varg të “Music Sessions #53”, ylli i pop-it akuzon rëndë ish-futbollistin dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti, me të cilën dyshohet se e tradhtoi në vitin e fundit të historisë së tyre të gjatë të dashurisë, e cila zgjati 12 vite.