Rozë

Kristi fut në dyshime Luizin: Kiara po tallet me ty, nuk ka ndjenja

Kristi mendon se Kiara po bën lojë me Luizin. Sipas tij, marrëdhënia mes tyre është problematike deri në këtë pikë. Luizi nga ana tjetër, u shpreh se do të ndihej keq nëse merrte vesh që Kiara është tallur me të gjatë kësaj kohe.

Ai i tha Kristit se nëse ky raport është ashtu siç e gjykon ai, do t’i vinte shumë keq, pasi ai ka vërtetë ndjenja për Kiarën.

Skeptik për marrëdhënien e tij me Kiarën, Kristi e pyeti Luizin se si lindi kjo gjë. Ky i fundit tha se thjesht ashtu e ndjeu dhe në një fare mënyrë u shpreh se ndjesitë nuk shpejgohen me fjalë.

Së fundmi teksa kanë qenë duke qëndruar në oborr, këngëtari është shprehur se ka ardhur koha të merret pak me shumë me Kristin.

Sigurisht në aspektin e lojës, pasi tashmë situata sa vjen e nxehet. “Kristi rehat është derisa të merrem me të,”-është shprehur Luizi ndër të tjera. Po gjatë ditës së sotme, Luizi e ka konsideruar Krist Aliajn një nga finalistët e “Big Brother Vip”.

MË TË LEXUARAT

To Top