Sipas Oltës, frika më e madhe e Luizit në këtë shtëpi është nëse ajo dhe Tea bëhen bashkë. Duke folur me Tean në kuzhinë, Olta i tha asaj se është e bindur, që pasi ta mendojë këtë që ajo i tha, do t’i japë të drejtë asaj.
Olta i tha Teas se, duke qenë se tipi i saj është i tillë që nuk pranon të influencohet nga askush, Luizi e sheh këtë si pikë të dobët. Dhe sipas saj, Luizi po luan me mendjen e Teas.
Luizi është i vendosur që Tean do ta nxjerri nga shtëpia e Big Brother. Teksa po vishte bluzen në lavanderi, Luizi e këshilloi Oltën të qëndrojë pranë Teas, derisa ajo të marrë veten.
Duke folur me ironi, Luizi tha se mezi pret t’i tregojë derën Teas, kur ajo të dalë nga shtëpia. Luizi: Rrijë pranë asaj, sa të marri veten. Mezi pres t’ja tregoj derën.Pavarësisht këtij komenti nga ana e Luizit, Tea zgjodhi të mos reagoi.
Prej ditësh Tea dhe Luizi nuk kanë patur asnjë bisedë miqësore në shtëpisë, përveçëse komenteve ironike, apo debateve të shumta.
Tea ishte ajo që vuri një ‘barrierë’ në marrëdhënien e krijuar me Luizin, pasi ky i fundit e ofendoi atë disa ditë më parë. Konflikti nisi pasi Luizi i konsideroi djemtë që kanë patur një marrëdhënie me Tean, pa shije.