Gjatë një bisede me Armaldon dhe Kristin, Luizi është shprehur se sipas tij Nita duhet të dalë. Ai dha dy arsye kryesore.
Si fillim, Luizi tha se Nita e ka nominuar kur as nuk e njihte si person dhe së dyti, këngëtari shtoi se ajo e ka prekur te muhabeti i Kiarës.
“Dy herë më ka rënë në qafë. Një herë të fali unë, dy herë… Herën e parë më ka nominuar. Pse më nominove i thashë, ça të bëra? Ke katër ditë që ke ardhur. Tha meqë të nominuan e këta, po të nominoj dhe unë. Një, e dyta ishte dje. Dëshmitar ishte maestro. Më ka prek aty ku s’duhet, te Kiara. Prandaj ajo të bëjë valixhet gati”, u shpreh Luizi.