Duke nisur nga Prime-i i mbrëmshëm, deri të martën në mbrëmjen e emisionit, Efi dhe Luizi do të qëndrojnë në një dhomë prove, të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve.
Atyre do t’u duhet të kujdesen për një foshnje (kukull), duke mos patur asnjë komunikim me pjesën tjetër të banorëve të shtëpisë.
Çdo mënyrë kontakti me banorët, do t’i penalizojë Luizin dhe Efin duke zbritur 2000€ nga çmimi i madh. Megjithatë, deri të martën ata do të kenë imunitet në shtëpi dhe s’mund të nominohen nga të tjerët.
Por me sa duket do të ketë edhe thye rje rregullash. Kjo gjë u paralajmëruar edhe në spektaklin e mbrëmshëm nga Kiara, e cila u shpreh se “nuk premton dot se do t’i respektojë rregullat.”
Dhe në fakt dyshja nuk kanë duruar shumë pa njëri-tjetrin. Ishte Kiara ajo që ka shkuar te dera e Luizit, duke surprizuar jo pak. Ashtu të ndarë nga një derë mes tyre, Luizi dhe Kiara kanë komunikuar për pak minuta, përpara se moderatorja të thirrej në dhomën e rrëfimit. Para se të largohet Kiara e përshëndeti Luizin me një, “puc”, gjë të cilën nuk e kishim dëgjuar ende nga ajo.
Tashmë, Luizi dhe Efi janë në rolin e prindërve dhe “vajzës” së tyre ia vendosën emrin Arbana. Mbetet për tu parë se sa do të respektohen rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh.