Lajme

Nxjerr të bijën nga shtëpia, shqiptarja: Djalin e saj ta çojë në jetimore, s’kam para unë ta mbajë

Konflikti nënë e bijë në “Shihemi në Gjyq” ka nxjerrë në pah detaje të reja. Blerina, e cila tashmë po jeton me prindërit e saj pas ndarjes nga familja e bashkëjetuesit, tregon se i biri 2-vjeçar i thërret gjyshit “babi”.

Kjo mbështetet edhe nga Dituria që është e pranishme në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse djali nuk e ka atësinë e të atit.

Arsyeja që ato janë përballë njëra-tjetrës është Blerina i kërkon nënës së saj që mos ta nxjerrë nga shtëpia sepse ka një fëmijë të vogël në duar. Nga ana tjetër, Dituria kundërshton vajzën e saj duke i thënë se nuk mundet ta mbajë dhe i kërkon që ta çojë djalin në Shtëpinë e Fëmijës.

Blerina: Si mund ta çoj unë moj zonja Eni? E kam mbajtur 9 muaj në bark, ta çoj në jetimore unë? Kam dy vjet e gjysmë që përpiqem ta rris, ta çoj në jetimore unë?

Dituri: Moj çoje djalin moj ta mbajë moj! Blerina: Është i imi! Dituri: Çoje moj! Nuk duroj do moj! Blerina: Si mund ta çoj moj?

Eni Çobani: Prit moj Dituri, çfarë jetimoreje po thua? Dituri: Çoje moj atje ta mbajnë! Blerina: Nuk e çoj unë atje, nuk e lëshoj kurrë atë fëmijë, nuk e bëj dot!

Dituri: Ik te bashkia gjej rrugëzgjidhje! Blerina: Kam vajtur, ku nuk kam vajtur, nuk më japin të drejtë!Eni Çobani: S’mund të flasë një nënë si juve, të lutem! Dituri: Zonja Eni, nuk mundem më! Nuk duroj dot më, u shkatërrova moj, nuk kam më ekonomi ta mbaj!

MË TË LEXUARAT

To Top