Në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbërriti një zarf i bardhë. Banorët u vendosën përpara një zgjedhjeje.
Vëllai i Madh ju la në dorë për të nxjerrë nga dhoma e izolimit Efin me Luizin në këmbim të 10 mijë eurove, pra ata do të humbin 10 mijë euro nga çmimi i madh nëse i nxjerrin.
Olta, Tea, Dea, Amos dhe Xhonatani votuan me “Jo”, ndërsa pjesa tjetër thanë “Po, le të dalin”. Kiara ishte një ndër banoret e cila tha menjëherë “Po”.
Shumica e banorëve votoi për “Po” duke nxehur Oltën. “Nga njëra anë nuk e doni Luizin dhe e nominoni, nga ana tjetër humbni 10 mijë euro që ta nxirrni nga aty”, u shpreh aktorja e revoltuar.
Q prej mbrëmjes së djeshme Luizi dhe Efi po qëndrojnë në një dhomë veçmas banorëve të tjerë. Atyre nuk u lejohet komunikimi me banorët, por Kiara dhe Luizi i kanë thyer rregullat.
Mesa duket Kiara nuk ka mundur të qëndrojë larg Luizit për shumë gjatë dhe pas spektaklit ka shkuar tek dera. Luizi e ka pyetur Kiarën me kë po qëndron pasi banorët me të cilët ajo ndante kohën (Luizi, Efi, Ronaldo), nuk janë më. Kiara i tregoi Luizit se ka mbetur vetëm dhe të dy kanë komunikuar përmes derës.