Rozë

Olta thyen sërish rregullat, ja çfarë ka bërë këtë herë në dhomën e gjumit

Olta dhe Amos u përpoqën të flisnin me kode në dhomën e gjumit, në mënyrë që biseda e tyre mos të ishte e qartë për publikun.

Biseda kishte të bënte me lojën që po luhej në shtëpi, ku Olta i tha Amosit se ajo nuk e shikon atë si lojtar për momentin, dhe e anasjellta.

Amos i tha Oltës se nuk ka pse t’i kundërvihet asaj, për aq kohë sa interesat e tyre janë të përbashkëta.Ky i fundit, i tha Oltës se për momentin ajo është në pozicion të mirë. Duke folur sërish me kode, Olta i tha Amosit se dy banorët e rinj, kanë patur ndikim tek loja e saj.

Kiara është sul muar sërish nga banorët sa i përket marrëdhënies së saj me Luizin. Amos dhe Kristi kanë qenë dy banorët e rradhës që komentuan raportin e tyre.

Sipas Kristit, Kiara po shet një imazh të ulët në këtë situatë të krijuar, ndërsa Amos tha se ajo është kontradiktore në veprimet e saj kundrejt Luizit.

Kjo për shkak se Kiara e ndryshon shumë shpesh qëndrimin kundrejt Luizit. Një herë rrijnë pranë njëri-tjetrin, dhe hera të tjera distancohet pasi Kiara ka nevojë për hapësirë.Pikërisht kjo situatë, krijoi debat mes Kiarës, Amosit dhe Kristit.

MË TË LEXUARAT

To Top