Rozë

Diola kapet keq me Luizin: Kam tre vajza edhe një ish-burrë si fole ashtu për mua

Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP2” morën një vendim të rëndësishëm në lidhje me Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllin, të cilët qëndronin në një dhomë të vetme që pas përfundimit të spektaklit të së shtunës.

Beteja me tumorin/ Diola shpërthen në lot, Dea Mishel i qëndron pranë – Big Brother VIP 2

Banorët duhet të hiqnin nga çmimi i madh 10 mijë euro, në mënyrë që Efi dhe Luizi t’u bashkoheshin atyre. Duke dhënë argumente të ndryshme ata në shumicë vendosën që t’i nxirrnin nga dhoma ku do rrinin deri të martën.Por jo vetëm kaq, pasi Diola Dosti ka shpërthyer ndaj tij, duke i thënë se me fjalinë “merr frymë kot” ka prekur fëmijët e saj.

“Vajzat e mia atë natë kanë qenë duke e parë atë natë me të atin dhe partneren e tij, që mund të jenë edhe duke fërkuar barkun nga një fjalë e thënë nga ti. E kjo nuk është e lehtë, kështu që ti duhet të mendohesh mirë Luiz para se të flasësh. Se nuk doja të ta thoja, aq më pak në këtë gjendje të ngarkuar, se bëmë edhe pemën e jetës. E po ta them shumë sinqerisht, ti ke prekur fëmijët e mi. E mua kjo gjë më prek shumë, e di pse më prek Luiz? Sepse ti je ai që ke thënë se kam një motër me 3 kalamaj. Dakord? Dhe ato vajza që e dinë shumë mirë jetën time, e ti thotë dikush ato fjalë, aq më pak ti që kam luftuar për ju të dy, të dalë e të thotë merr frymë kot.

Dhe kur ta dëgjosh pemën e jetës sime do e kuptosh se nuk marr frymë kot. Unë nuk jam vetëm këtu, hajde sqaroi vajzat e mia në çfarë kuptimi e ke thënë ti. Ajo është gjëja më e ulët që ti ke bërë. Ti më ke fyer duke më thënë që merr frymë kot”, tha Diola e revoltuar.

Ndërsa Luizi i sqaroi përsëri deklaratën e tij, duke u shprehur se gjithçka ka qenë për lojën e saj dhe po për jetën e saj personale.“Unë përballë kam Diolën, as vajzat, as ish-burrin a ku di unë. Për aq sa shoh unë që bën ti në shtëpi, unë do të sulmoj”, tha Luizi.

Mes lotësh, Diola i flet Kiarës: E kam bërë për ty, se Luizi nuk e meriton – Big Brother VIP 2

MË TË LEXUARAT

To Top