Rozë

Publikohen të dhënat/ Këta janë tre banorët më të pëlqyer të ‘Big Brother’

Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ndryshojnë nga dita në ditë, por diçka është e sigurt: Deri tani, 3 duket të jenë banorët më të pëlqyer nga publiku.

Si mbërritëm në këtë përfundim? Duke marrë në konsideratë dinamikat brenda shtëpisë, komentet e njerëzve në rrjete sociale dhe sondazhet e Anabel. Në vendin e dytë dhe të tretë qëndrojnë Kiara dhe Efi. Të dyja vajzat mund të ndërrojnë lehtësisht vendet me njëra-tjetrën.

Kiara është një personazh që padyshim është vendosur në qendër të vëmendjes nga interesi që Luizi ka treguar për të. Me qetësinë e saj, natyrën jokonfliktuale në një shtëpi ku nuk mbarojnë debatet, jo më kot Kiara pëlqehet nga një pjesë e konsiderueshme e shikuesve. Plus, romanca gjithmonë ngjall interes në publik.

Efi, nga ana tjetër, është gjithashtu një konkurrente e fortë, të cilën jo pak njerëz e shohin edhe finaliste. Efi nuk ka pasur frikë të shprehë mendimin e saj në shumë debate, të “ndajë shapin nga sheqeri” pa tone ulëritëse, pa bërtitur, pa bërë thashetheme në çdo cep të shtëpisë.

Efi ka qenë një nga personazhet që ka kundërshtuar figura të forta në shtëpi – si Olta dhe Luizi – por në të njëjtën kohë u ka dhënë të drejtë kur, sipas mendimit të saj, kanë pasur të drejtë. Kjo gjë e ka pozicionuar atë si një konkurrente të fortë, të drejtë dhe me gjykim të ftohtë. Njerëz të tjerë preferojnë edhe raportin që ajo ka me Luizin.

MË TË LEXUARAT

To Top