Lajme

Na bëri të gjithëve krenarë në ndeshjen me Serbinë, Granit Xhaka shpallet lojtari i vitit/ E urojnë në gjuhën shqipe

Granit Xhaka është shpallur Lojtari i Vitit në Zvicër. Mesfushori me origjinë shqiptare pas një viti fantastik ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për kombëtaren “Helvete” dhe për Arsenal është nderuar me këtë çmim prestigjoz.

“Falenderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”,- u shpreh Xhaka në evnetin e organizuar nga Federata zviceriane.

Mirëpo në një postim të tijin në rrjete sociale ku Xhaka pozonte me trofeun dhe falenderonte të gjithë për mbështetjen, një koment i sulmuesit me origjinë afrikane, Breel Embolo, bie në sy: “Për hajër”- shkruan në shqip futbollisti që sëbashku me Xhakën, u bënë pjesë e disa dueleve fizike me serbët në Botëror.

MË TË LEXUARAT

To Top